Murati: Të hënën dalin shtesat për punëtorët e sektorit privat

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se komisionet vlerësuese kanë nisur shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura të Pakos për Përballje me Inflacion 2.0, përkatësisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.

Sipas Muratit, puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit dhe pagesat pritet të ekzekutohen në fillim të javës së ardhshme, të hënën.

Ndërkaq, komisioni përgjegjës për masën e studentëve do ta përmbyllë procesin pas pranimit të konfirmimeve nga institucionet e arsimit të lartë për aplikuesit. Ai tha se qytetarët do të njoftohen me kohë sapo listat e përfituesve të jenë gati për ekzekutim.

“Qeveria për të gjithë!”, ka shkruar Murati në njoftimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër