Balla takim me Nancy VanHorn: Shqipëri-SHBA, partneritet strategjik në nivel të shkëlqyer

Nga D. V.
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në një takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn.

Takimi u zhvillua në kuadër të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 104-vjetorit të njohjes dhe vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

Gjatë bisedës, Balla dhe VanHorn kanë vlerësuar nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy vendeve, si në planin dypalësh ashtu edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare ku ato janë aleate.

Balla thekson gjithashtu se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet një prioritet i rëndësishëm për Shqipërinë, duke veçuar bashkëpunimin në forcimin e shtetit ligjor, konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe mbështetjen e investimeve amerikane në vend.

“Gjithmonë e frytshme biseda me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë Nancy VanHorn. Bashkëpunimi ynë me SHBA është sot në një nivel të shkëlqyer në çdo aspekt bilateral apo në kuadër të organizatave ku aderojmë sëbashku, në dobi të partneritetit strategjik, të forcimit të shtetit ligjor dhe të parimeve të ekonomisë së tregut, në mbështetje të interesit dhe investimeve amerikane në Shqipëri”, shkruan Balla.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër