Shkup, 14 qershor Zhurnal.mk – Venko Filipçe dhe udhëheqja e LSDM-së, të verbuar nga dëshira për pushtet dhe për shkak të pamundësisë për ta arritur atë janë rreshtuar me vendosmëri në anën e Sofjes zyrtare. Këtë e ka deklaruar Brane Petrushevski, deputet nga radhët e VMRO-së. Sipas tij, krerët e LSDM-së duket se nuk e kuptojnë se pikërisht mbajtja e kësaj ane dhe servilizmi ndaj udhëheqjes së Sofjes është shkaku i fundosjes së tyre.
“A është e mundur që dikush të jetë i përgatitur të shesë gjithçka që zotëron, gjithçka maqedonase, a është e mundur që dikush të pranojë pa kushte diktatet nga Sofja zyrtare për të përfshirë bullgarët në Kushtetutë, duke e ditur se kërkesat nuk ndalen këtu. Po, është e mundur, dhe këtë e dëshmojmë çdo ditë, e shohim Filipçen duke i shërbyer Sofias zyrtare, i cili sillet si një përfaqësues special i politikës bullgare në Maqedoni”
Sipas Petrushevskit, qëndrimi servil i Filipçes ndaj Bullgarisë po i kthehet çdo ditë si bumerang. Ai ka thënë se ndryshe nga Filipçe dhe udhëheqja e LSDM-së, VMRO-DPMNE qartësisht e vendos shtetin mbi të gjitha. “Qartësisht punojmë për të mirën e çdo qytetari në Maqedoni. VMRO-DPMNE qartësisht po ndërmerr hapa drejt përmbushjes së vlerave evropiane, përdorimit të tyre të përditshëm”, deklaroi Petrushevski.
