Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Nga Xh M
1,013 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 qershor Zhurnal.mk – Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë.

Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme.

Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura.

Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe më pas marshimi të vijojë në rrugët kryesore të kryeqytetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër