Ismet Sinani zgjidhet kryetar i degës Haraçinë-PDSH

Nga Xh M
740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 shkurt – Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin dhe konsolidimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Haraçinë.

Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës në Haraçinë zgjodhën z. Ismet Sinani. Gjithashtu, në kuadër të këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re e degës, e cila do të punojë në koordinim të plotë për realizimin e objektivave programore dhe organizative.

Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit, disiplinës organizative dhe mobilizimit të strukturave për sfidat politike që e presin partinë në periudhën e ardhshme.

Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin dhe riorganizimin e strukturave të PDSH-së në Haraçinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër