Vazhdon numërimi i votave të diasporës

Nga D. V.
1,168 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.
Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.

Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje prin me 69.67% të votave të diasporës, duke u pasuar nga LDK në vend të dytë, e cila ka marrë 15.17%.

PDK radhitet e treta me 7.98% të votave, ndërsa Aleanca siguroi 5.34% të tyre deri më tani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër