Familja Fazliu-Podvorica falënderon ish-krerët e UÇK-së për ngushëllimet pas vdekjes së motrës së heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu

Nga D. V.
886 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Familja Fazliu-Podvorica ka falënderuar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë për ngushëllimet e shprehura me rastin e vdekjes së Kimete Fazliu-Podvoricës, motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu.

Përmes një postimi të familjarit të familjes Fazliu, është bërë e ditur se Salih Mustafa, nga Burgu i Hagës, ka përcjellë ngushëllimet e tij, si dhe të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Pjetër Shalës, për ndarjen nga jeta të Kimete Fazliu-Podvoricës.

“Sot, Salih Mustafa, nga Burgu i Hagës, na shprehu ngushëllimet e tij, të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe Pjetër Shalës, me rastin e ndarjes nga jeta të motrës së dy Heronjve të Kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu, Kimete Fazliu-Podvoricës”, thuhet në postim.

Familja Fazliu-Podvorica ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e treguar në këto momente zie.

“Në emër të familjes Fazliu dhe Podvorica, shprehim falënderimet tona më të sinqerta për ngushëllimet, respektin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar në këto momente të dhimbshme për familjen tonë”, thuhet më tej në reagim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër