Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren

Nga D. V.
966 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Sot do të varroset Albian Osmanaj, i riu që humbi jetën pasi u ther për vdekje në fshatin Kobaj të Prizrenit.

Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Sipas njoftimit, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit pas namazit të Ikindisë.

Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë). Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër