Dëshmoi për vrasjen e 23-vjeçarit, vëllezërit Bushgjokaj e grushtuan dhe e shtrinë në tokë – sulmuan edhe efektivët

Nga D. V.
891 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht Petrit Çakri, pasi ky i fundit vendosi të ‘hapë’ gojën dhe të dëshmojë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën akuzohen të katërt.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sipas vëllezërve, Çakri ka gënjyer mbi dëshminë që po jepte për rastin, e kjo ka shkaktuar reagimin e tyre, duke e dhunuar fizikisht e duke e shtrirë përtokë.\

Ndërkohë, ata kanë dhunuar edhe efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin. /Tch/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër