KSHZ miraton fletën tip për nismën ligjvënëse të zgjedhësve për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor, Zhurnal.mk – Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shqyrtoi sot kërkesën për pajisjen me fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve në kuadër të nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, që synon propozimin e ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.

Nisma është depozituar nga një komitet përfaqësues i përbërë nga Kristaq Kume, Andi Tepelena, Edlira Çepani, Edmond Çata, Etleva Merko, Gerta Meta, Ilir Aliaj, Rezearta Çaushaj, Rigels Xhemollari dhe Silvana Bello.

KSHZ vendosi miratimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve të zgjedhësve për këtë nismë ligjvënëse, ndërsa procedura për grumbullimin e firmave do të realizohet brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në të njëjtën seancë publike, KSHZ vendosi edhe plotësimin e vakancave në disa këshilla bashkiakë.

Në Këshillin Bashkiak të Pustecit u emëruan Nasi Kostofski dhe Valbona Sotir nga lista shumemërore e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa në Këshillin Bashkiak të Kamzës u emërua Vitore Ndoci nga lista e Partisë Socialiste të Shqipërisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër