RMV dhe shteti gjerman Nordrhein-Westfalen nënshkruajnë deklaratë për thellimin e bashkëpunimit

Nga D V
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka njoftuar se gjatë një vizite në Dyseldorf ka zhvilluar takim me ministrin për Çështje Federale, Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media të shtetit gjerman Nordrhein-Westfalen, Nathanael Liminski, me të cilin kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim për periudhën 2026-2030.

Siç njofton Mucunski në rrjetin social amerikan X, dokumenti synon ta forcojë më tej partneritetin mes Maqedonisë së Veriut dhe Nordrhein-Westfalenit, një prej rajoneve kryesore ekonomike dhe industriale të Gjermanisë.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është riafirmuar angazhimi i ndërsjellë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim ekonomik.

Mucunski po ashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman Nordrhein-Westfalen i ofron Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër