Balidemaj: Prania e NATO-s dhe Gjermanisë në Kosovë mbetet garanci për stabilitetin

Nga D. V.
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 16 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti në Parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj ka vlerësuar si tejet të rëndësishme vazhdimin e pranisë së forcave gjermane në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Mbrëmë, në emisionin “Edicioni Special”, deputeti theksoi se numri i trupave gjermane mbetet i pandryshuar si para ngjarjeve dhe tensioneve të vitit 2023.

Trupat gjermane mbesin në Kosovë në të njëjtin numër si para trazirave të vitit 2023. Është shumë e rëndësishme si për Kosovën, ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor, që NATO-ja, e posaçërisht Gjermania të mbetet në territorin e Kosovës, që ta sigurojë qetësinë, stabilitetin dhe mirëmbajtjen në kuptimin e institucioneve të Kosovës”, u shpreh ai.

Ai theksoi se prania e forcave ndërkombëtare vazhdon të jetë një element i rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe në ruajtjen e një ambienti të qëndrueshëm për zhvillimin demokratik dhe institucional të vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër