Pas eliminimit të Bujakës, merr vëmendje një moment i Armina Mevlanit: Soni duhej të dilte

Nga D. V.
1,036 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bëhet viral një moment i Armina Mevlanit gjatë mbrëmjes finale të Ferma VIP 3.

Derisa nga gara u eliminua i pari DJ Bujaka, kamera ka kapur një çast të opinionistes në lidhje me këtë.

Ajo shihet duke mbuluar fytyrën dhe duke iu drejtuar opinionistëve të tjerë se në vend të pestë do të dilte Soni Malaj.

 Foto: Instagram

Armina nxori produksionin duke treguar se në plan për të dalë ishte Soni, e jo DJ nga Kosova.

Kjo sekuencë u shpërnda me të madhe në rrjete sociale dhe u komentua tejet shumë.

Mevlani bën të dyshohet se çdo gjë ishte e planifikuar dhe tashmë dihej rrjedha e spektaklit.

Sido që të jetë, Mimoza Ahmeti u shpall fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër