Tre fëmijë të alivanosur gjenden në qendër të Kumanovës

Nga I.A
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 qershor, Zhurnal.mk – Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka bërë të ditur se mbrëmë në qendër të Kumanovës, janë gjetur tre fëmijë pa vetëdije, të moshës prej 9-15 vjeçe. Sipas hetimit të deritanishëm, dyshohet se ata janë helmuar nga aroma e një ngjitësi, ndërsa ngjarja e tillë e pakëndëshme ka ndodhur me datën 15 qershor të këtij viti (dje).

“Me datën 15 qershor rreth orës 10:40 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë është denoncuar rasti i gjetjes së tre fëmijëve në rrugën ‘Profesor Mihajlloviq’ në Kumanovët, të cilët nuk reagonin gjatë prekjes (vajza 15 vjece, si dhe dy vëllezërit e saj të moshës njëri 12 vjec kurse tjetri 9-vjec) të cilët dyshohet se janë helmuar nga era e pakëndshme e njëlloj ngjitësi”, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë.

Fill pas gjetjes së fëmijëve, ata me urgjencë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Kumanovë për mjekim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër