VLEN: Rekord historik në bujqësi, mbi 2 miliardë denarë për 15.144 duhanprodhues

Nga I.A
1,144 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pagesa e realizuar për 15.144 duhanprodhues, në vlerë mbi 2 miliardë denarë për prodhimin e vitit 2025, përfaqëson mbështetjen më të madhe të deritanishme për këtë sektor dhe dëshmi të qartë të zbatimit të politikave në kuadër të programit qeverisës për bujqësinë.

Kjo masë është në përputhje me orientimet programore të VLEN-it për fuqizimin ekonomik të qytetarëve dhe sektorëve prodhues, ku bujqësia mbetet një nga shtyllat kryesore të zhvillimit dhe stabilitetit në zonat rurale.

Në këtë proces, vlerësohen angazhimi dhe kontributi i vazhdueshëm i zëvendësministrit të Bujqësisë, z. Albrim Hoxha, në avancimin e politikave mbështetëse për fermerët dhe në zbatimin efikas të masave në praktikë.

Në përputhje me platformën ekonomike të VLEN-it, e cila fokusohet në mbështetjen e prodhuesve, bizneseve familjare dhe sipërmarrjes, do të vazhdojnë përpjekjet për politika më efikase, më të thjeshtuara dhe më të drejta në funksion të zhvillimit ekonomik.

Qëllimi mbetet i qartë: forcimi i ekonomisë prodhuese dhe përmirësimi i mirëqenies së fermerëve dhe familjeve të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër