Kërcënohet zyrtari i Komunës së Gostivarit për shkak të një mbindërtimi pa leje

Nga D. V.
474 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 17 qershor, Zhurnal.mk – Më 16.06.2026 në ora 17:00 në DPB Gostivar, V.R. (43) nga Gostivari ka denoncuar se M.A. nga fshati Negotinë i Gostivarit, i ka drejtuar kërcënime përmes telefonit. Sipas denoncimit, M.A. edhe më parë ka shkuar në vendin e tij të punës, në zyrën e tij në Komunën e Gostivarit, dhe i ka drejtuar kërcënime për shkak të masave të ndërmarra më parë lidhur me detyrat e tij zyrtare në komunë, përkatësisht për shkak të një procedure të iniciuar më parë për mbindërtim pa leje të një objekti, e cila ishte denoncuar nga fqinjtë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër