Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Politikat e guximshme e sollën Maqedoninë në NATO, frikacakët tani po e mbajnë në vend, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe theksoi se Marrëveshja e Prespës mbylli një çështje të madhe, dekadash të gjata – mosmarrëveshjen për emrin me Greqinë dhe hapi një perspektivë për shtetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik.
“Marrëveshja e Prespës mbylli një çështje, një mosmarrëveshje dekadash të gjata për emrin me Greqinë. Ne tani, nga kjo distancë kohore, jemi shtet anëtar i NATO-s për tetë vjet, pjesë e aleancës më të fuqishme ushtarake, diçka që i inkurajon edhe investitorët të vijnë dhe të investojnë në vend, gjë që e kemi parë gjatë mandateve tona. Fatkeqësisht, tani kjo qeveri nuk po e bën këtë, nuk po e praktikon, thjesht nuk kanë kapacitet për të menaxhuar siç duhet ekonominë”, tha Filipçe. /Zhurnal.mk
