Avokati i ish-presidentit Thaçi tregon se çdo ankesë e të akuzuarve është refuzuar nga Apeli

Nga D. V.
652 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 qershor, Zhurnal.mk – Avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar Gjykatës Speciale pasi kjo e fundit prezantoi “standardet e gjykimit të drejtë gjatë proceseve gjyqësore” në këtë gjykatë me seli në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luka Mishetiq ka shkruar se Apeli i Gjykatës Speciale ka refuzuar çdo kërkesë të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim.

“Konteksti duhet të merret parasysh gjatë vlerësimit të efektivitetit të së drejtës për ankim lidhur me shkeljet e standardeve të gjykimit të drejtë. Të akuzuarit në rastin e krimeve të luftës Thaçi et al. kanë iniciuar 37 ankesa të ndërmjetme dhe secila prej tyre është refuzuar nga Paneli i Apelit”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër