Gjykata Kushtetuese rrëzon emrat në gjuhën shqipe në Tetovë, çfarë mekanizma ka Komuna për t’i mbrojtur?

Nga I.A
1,069 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar emrat në gjuhën shqipe të rrugëve dhe shesheve në Tetovë është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj simbolikës së identitetit kulturor dhe gjuhësor të shqiptarëve. Ky akt nuk është juridik por veprim që prek një nga shtyllat e barazisë së Marrëveshjes së Ohrit që lidhet me përdorimin e gjuhës shqipe në hapësirën publike, shkruan Zhurnal.

Çfarë ndodhi dje?

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut dje shfuqizoi vendimin e vitit 2007 me të cilin sheshi i Tetovës dhe disa rrugë të qytetit morën emra në gjuhën shqipe dhe emra të figurave historike shqiptare. Me këtë vendim, emërtimet e vitit 2007 nuk do të vlejnë më pasi0 rikthehen emrat e mëparshëm të rrugëve dhe sheshit nga periudha komuniste

Në praktikë, vendimi i Gjykatës e vendos Komunën e Tetovës në një pozitë të vështirë pasi ajo ka kompetencë për emërtimin e rrugëve, por vendimet e saj mund të shfuqizohen nga organi më i lartë kushtetues. Kjo krijon një precedent ku autonomia lokale bie ndesh me interpretimin qendror të Kushtetutës.

Pavarësisht kufizimeve, Komuna e Tetovës ka disa mekanizma për të mbrojtur emrat në gjuhën shqipe, këtë e thonë edhe nga Komuna po edhe thonë edhe ligjet tjera që parashihen në vetëqeverisjen lokale.

Çfarë thonë nga Komuna e Tetovës?

Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, këtë vendim e cilëson si pasojë e zgjidhjes gjysmake nga BDI. Ai gjatë një prononcimi ka theksuar se ky është vendim skandaloz por që Komuna është përgatitur për këtë çështje tha ka formuar një Komision përmes të cilit do të gjendet një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

“BDI-ja, e cila bëri zgjidhje gjysmake për riemërtimin e rrugëve dhe sot tinëzisht nxit vendime të tilla nga gjykata që e votuan vetë. Këtë vendim skandaloz e bazojnë te procedura që BDI-ja nuk e respektoi dhe si rrjedhojë ato emra asnjëherë nuk u bënë të plotfuqishme. Ne kemi marrë masa paraprake edhe kundër kësaj duke formuar një Komision për Riemërtimin e Rrugëve në Tetovë i cili po punon intensivisht dhe së shpejti do të miratojë zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme e cila reflekton realitetin shoqëror të Tetovës”, ka deklaruar nënkryetari i Tetovës, Albi Qamili.

Por, natyrisht që ky rast nuk është vetëm për Tetovën, pra nuk mund ta konsiderojmë si një rast i izoluar lokal. Pasi përmes këtij vendimi hapet një debat më i gjerë mbi raportin mes pushtetit lokal dhe Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendimet e komunave për emërtim rrëzohen sistematikisht, atëherë vetë autonomia lokale vihet në pikëpyetje.

Nga ana tjetër, Gjykata nëse e sheh përdorimin ekskluziv të shqipes si rrezik kjo më veçse kalon mekanizmat juridik e institucional kalohet në një betejë të pakuptime por edhe të panevojshme.

Kujtojmë që, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Tetovën nuk është thjesht një çështje emërtimi, por një test për funksionimin e demokracisë multietnike në Maqedoninë e Veriut. Komuna ka mekanizma ligjorë, politikë dhe ndërkombëtarë për të mbrojtur emrat shqip, por suksesi varet nga aftësia për t’i përdorur në mënyrë strategjike dhe për të krijuar aleanca më të gjera.

Por, beteja për emrat e rrugëve është beteja për barazinë gjuhësore një simbol i vogël por me peshë të madhe për identitetin dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Prandaj, nuk dihet të lihet me kaq duhet të vazhdohet deri në rikthimin e emrave që korrespondojnë me realitet e sotshëm dhe me përkatësinë etnike të banorëve që jetojnë aty. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër