Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Çfarë nëse largohesh nga posti ministror? A do të tërhiqesh nga politika, apo do të kërkosh strehim në ndonjë subjekt tjetër politik?

Nga R.ZH
2,631 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Në një intervistë të dhënë më 29 maj, 2025, pas largimit nga koalicioni VLEN, Arben Taravari e akuzoi Azir Aliun se vendimet e tij politike udhëhiqen nga interesi për të mbajtur poste ministrore.

Atë kohë Taravari akuzoi Ministrin Azir Aliun, se “Ai është njeri që kalon andej ku bëhet ministër. Po t’i thuhet se nuk do të jetë ministër, nuk do të qëndronte askund”.

Deklarata e tij rikthehet në vëmendje në prag të rikonstruimit të paralajmëruar të Qeverisë, ku një nga dilemat është nëse Azir Aliu do të vazhdojë të mbetet në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në këtë kontekst, themeluesi i Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Bexhet Musliu, i ka drejtuar publikisht një pyetje ministrit Aliu lidhur me të ardhmen e tij politike.

“Çfarë nëse largohesh nga posti ministror? A do të tërhiqesh nga politika, apo do të kërkosh strehim në ndonjë subjekt tjetër politik?”, pyet Musliu.

Rikonstruimi i Qeverisë, i paralajmëruar për muajin qershor, pritet të japë përgjigje jo vetëm për përbërjen e re të kabinetit qeveritar.

Mbetet të shihet nëse Azir Aliu do të vazhdojë të jetë pjesë e ekzekutivit dhe e të njëjtit subjekt politik, apo do të zgjedhë një rrugë tjetër pas vendimeve që do të merren në ditët në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër