Ali Hetemi fiton me nokaut në Basel

Nga Abdyl Iseni
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrëmjen e së shtunës, në Grand Casino Basel u zhvillua eventi i boksit “Sparkling Boxing”, i organizuar nga Arnold Gjergjaj, ndërsa Avdyl (Dyli) Salihu ishte ndërmjetësuesi i mbrëmjes.

Boksieri shqiptar Ali Hetemi, me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe që jeton e vepron në Heilbronn të Gjermanisë, arriti një fitore të madhe ndaj boksierit nga Venezuela, Robinson Garcia, duke e nokautuar në raundin e tretë. Pas këtij triumfi, Hetemi është ngjitur ndjeshëm në renditjen botërore, duke u pozicionuar në vendin e 114-të.

Ky klasifikim i hap rrugën për të synuar duele edhe më të mëdha në të ardhmen, përfshirë mundësinë për të luftuar për tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe për të marrë oferta më prestigjioze. I kënaqur me paraqitjen e boksierit të tij u shpreh edhe menaxheri Avdyl (Dyli) Salihu, i cili theksoi se ka plane ambicioze për karrierën e Hetemit. “Ali Hetemi është një boksier shumë cilësor, por fatkeqësisht në të kaluarën nuk ka pasur një menaxhim që t’i qëndronte pranë dhe të punonte në mënyrë profesionale. Me babain e tij, Mizan Hetemi, kemi marrëdhënie shumë të mira. Ai e njeh mirë këtë sport dhe besoj se, së bashku me mbështetjen e tij dhe të sponsorëve, do ta çojmë Alin shumë shpejt në nivelet më të larta të boksit profesionist”, deklaroi Salihu.

Ali Hetemi deri më tani ka 12 fitore dhe asnje humbje, nderkohe qe ka fituar edhe dy tituj të federatës WBF, ndërsa synimi i radhës mbetet depërtimi në mesin e 100 boksierëve më të mirë në botë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër