Ahmeti: Përshëndes Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë ndërkombëtare

Nga I.A
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në rrjetin e tij social ka përshëndetur Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. Që sipas Ahmetit ky veprim i shërben sigurisë ndërkombëtare.

“Përshëndes nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në kuadër të Samitit të G7 në Francë, si një hap të rëndësishëm drejt dialogut, deeskalimit dhe forcimit të sigurisë ndërkombëtare. Roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në promovimin e paqes dhe stabilitetit mbetet i një rëndësie të veçantë për sigurinë globale. Besoj se ky memorandum do të kontribuojë në uljen e tensioneve dhe do të hapë rrugën për një kapitull të ri të paqes, sigurisë dhe mirëkuptimit”, ka shkruar Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër