Rama: Rruga e re e Darëzezës në shërbim të banorëve dhe vizitorëve

Nga D. V.
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Rruga e re e Darëzezës pas rikonstruksionit ka përmirësuar lidhjen mes zonës së Fierit dhe bregdetit, duke i dhënë një shtysë zhvillimit turistik të kësaj zone.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga rruga e përfunduar duke e cilësuar atë si një investim me ndikim të drejtpërdrejtë për zhvillimin e zonës bujqësore dhe për lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit.

“Rruga e re e Darëzezës, një aks plot dobi për zonën bujqësore e ku sezoni veror sjell plot banorë të Fierit po edhe turistë drejt vijës së virgjër bregdetare”, shkruan Rama.

Përfundimi i kësaj rruge pritet të ndikojë pozitivisht në lëvizjen e banorëve, zhvillimin e turizmit dhe aksesin drejt bregdetit të Darëzezës, një nga zonat me potencial turistik në qarkun e Fierit.

Plazhi i Darëzezës, rreth 20 km larg Fierit, po frekuentohet gjithnjë e më shumë nga pushues vendas e të huaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër