Seuli: Trump të përqendrohet te Koreja e Veriut

Nga D. V.
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Suel, 19 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti amerikan Donald Trump tani dëshiron ta përqendrojë vëmendjen e tij te Koreja e Veriut, deklaroi presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae Myung pas takimit me homologun e tij amerikan në Francë.

“Presidenti Trump tha se është koha t’i kushtohet vëmendje çështjes së Koresë së Veriut”, u tha Lee gazetarëve në Seul, duke dhënë detaje të takimit të tij me Trump në samitin e G7.

Lee Jae-myung tha gjithashtu se i tha Trump se sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut për shkak të programit të saj bërthamor janë “joefektive”.

“I thashë atij se sanksionet dhe presioni (kundër Veriut) janë joefektive”, u tha Lee gazetarëve pas kthimit të tij nga Franca, ku u takua me Trump në margjinat e samitit të G7 në Evian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër