Të shtëna me armë në “Times Square”, panik mes turistëve – një person arrestohet

Nga D. V.
507 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nju Jork, 19 qershor, Zhurnal.mk – Disa të shtëna me armë zjarri shkaktuan panik në zemër të “Times Square”, në Nju Jork, pasditen e së enjtes, duke detyruar qindra kalimtarë dhe turistë të vrapojnë për t’u strehuar, raportoi “New York Post”.

Sipas Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD), incidenti ndodhi rreth orës 15:30-16:00 pranë kryqëzimit të Rrugës “West 44th” dhe Seventh Avenue, pas një sherri mes disa personave që u përshkallëzua në përdorimin e armëve të zjarrit.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur dëgjohen disa të shtëna, ndërsa turma njerëzisg largohen me shpejtësi nga zona.

Autoritetet njoftuan se një i dyshuar është arrestuar, menjëherë pas ngjarjes, dhe se në vendngjarje është sekuestruar një armë.

Policia bëri të ditur se askush nuk u plagos nga të shtënat, megjithëse një plumb goditi një automjet të parkuar pranë vendit të incidentit. Hetimet për motivet e ngjarjes vijojnë.

Ngjarja ndodhi vetëm pak orë pas paradës festive për titullin kampion të “Knicks”, e cila kishte mbledhur miliona njerëz në Manhatan, dhe kishte rritur ndjeshëm fluksin e vizitorëve në zonën e “Times Square”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër