Shkup, 20 qershor Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme sot bëri të ditur se është arrestuar shoferi 19 vjeçar i cili dje goditi një vajzë trevjeçe në biçikletë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Sot (20.06.2026), nëpunës policorë nga Njësia e Hetimit të Aksidenteve Rrugore e gjetën automjetin dhe e identifikuan shoferin. Bëhet fjalë për automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Xh.B. (19) nga fshati Dobrinë i Shkupit. Është kryer kontrolli dhe fotografimi i automjetit, ndërsa me shoferin është zhvilluar bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet parashtresë përkatëse” bëri të ditur MPB.
Aksidenti ndodhi dhe rreth orës 19 në fshatin Vizbeg, ndërsa vajza me lëndime të rënda trupore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.
