Komuna e Tetovës për emrat e rrugëve: 4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan vendimin në Qeveri

Nga Xh M
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 21 qershor Zhurnal.mk – Komuna e Tetovës përmes një reagimi për media ka bërë të ditur se riemërtimi i rrugëve në Tetovë, asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, pasi siç thonë, “4 qeveritë e BDI-së nuk e kaluan këtë si vendim në Qeveri dhe si të tillë ato nuk figuruan as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”.

Në reagimin e komunës, theksohet madje se gjykatësit shqiptarë të Gjykatës Kushtetuese, të zgjedhur nga pushteti i kaluar, në vend se ta mbrojnë interesin shqiptar në atë institucion, po merren me politikë ditore.

“E vërteta është se vendimi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë asnjëherë nuk u bë i plotfuqishëm, për shkak se 4 qeveritë e BDI-së pas vitit 2007 nuk e kaluan si vendim në Qeveri. Prandaj ato nuk figuruan kurrë as në Kadastër e as në Regjistrin qendror”, thuhet në reagim.

Pavarësisht kësaj, shtojnë nga komuna, gjykatësit shqiptarë në Gjykatën Kushtetuese nuk duhej të lejonin të hapet kjo procedurë në kohën kur Komuna e Tetovës është pranë finalizimit të riemërtimit zyrtar të rrugëve në Tetovë.

“Tendenca është e qartë: të krijohen tensione ndëretnike. Ndërsa pas kësaj tendence qëndron partia e cila i shpërndanë zyrtarisht deklaratat e një gjykatësi kushtetues”, thonë nga Komuna e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër