Londër, 22 qershor, Zhurnal.mk – Laburisti Andy Burnham konfirmoi sot se do të kandidojë për të pasuar kryeministrin e dorëhequr Keir Starmer në krye të Partisë Laburiste dhe, rrjedhimisht, për postin e kryeministrit të Britanisë së Bashkuar.
“Vendimi i Keir Starmerit për të dhënë dorëheqjen shënon fillimin e një tranzicioni”, shkroi Burnham në rrjetin social X.
Deputeti i sapozgjedhur, i konsideruar si favorit për të marrë drejtimin e partisë, shtoi shkurt se “po kandidoj”.
Burnham mori menjëherë mbështetjen e rivalit të vetëm të deklaruar deri tani, ish-ministrit të Shëndetësisë Wes Streeting.
“Në vend që të përçahemi, mund të përveshim mëngët dhe ta ndihmojmë të sjellë ndryshimin që i nevojitet partisë sonë dhe vendit tonë. Ky është zgjedhja ime dhe shpresoj që të gjithë të mbështesin Andyn”, shkroi Streeting në një letër të publikuar në X.
Dorëheqja e Starmerit ka hapur garën për drejtimin e Partisë Laburiste, ndërsa Burnham shihet nga shumë analistë si kandidati më i fortë për të marrë frenat e partisë në një moment vendimtar për politikën britanike.
