Snopçe: Balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet, as ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ta bëjë

Nga D. V.
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe tha se balancuesi nuk kishte mekanizma për t’i ndalur keqpërdorimet që shqiptarët mos të deklaroheshin si maqedonas dhe anasjelltas, e sipas tij, as ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat nuk do ta ndalojë këtë.

Snopçe shtoi se edhe Komisioni i Venecias ka thënë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet dhe nuk i eliminon problemet e balancuesit, që siç tha, ka një sër rekomandimesh që nuk janë zbatuar.

“Shumë referoheni te Komisioni i Venecias, ja çka janë rekomandimet e tij që nuk janë zbatuar. Të sigurohen mekanizma real për zbatimin e ligjit, pra e thotë Komisioni i Venecias, pastaj të ruhet balanca mes meritokracisë dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, të shmangen deklarimet në lidhje me deklarimin e përkatësisë etnike. Komisioni i Venecias thotë se ky ligj nuk i shmang keqpërdorimet”, tha Snopçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër