Stamboll, 23 qershor, Zhurnal.mk – Policia turke ka ndaluar 209 persona gjatë një serie kontrollesh kundër organizatave të dyshuara si ekstremiste të majta, më pak se dy javë përpara samitit të NATO-s që do të zhvillohet në Ankara më 7-8 korrik.
Urdhërarrestet janë lëshuar për 241 të dyshuar.
Mediet vendase raportojnë se mes të ndaluarve ka sindikalistë, avokatë dhe aktivistë të majtë, ndërsa kontrolle janë kryer në banesa dhe zyra në Ankara dhe Stamboll.
Mes personave të arrestuar ndodhen edhe Yildiz Tar, kryeredaktor i organizatës për të drejtat LGBTI+ Kaos GL, si dhe drejtuesi i partisë së majtë ”Devrimci Parti”, sipas medieve lokale, përfshirë T24.
Organizatat që mbrojnë lirinë e medias kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Tar.
Në prag të samitit të NATO-s, autoritetet turke kanë ndaluar protestat dhe grumbullimet publike nga 28 qershori deri më 10 korrik.
Vendimi vjen ndërsa grupe të majta dhe organizata të shoqërisë civile po përgatiten për protesta kundër NATO-s gjatë zhvillimit të samitit.
