Lideri i rajonit gjeorgjian, të mbështetur nga Rusia, jep dorëheqjen për t’u bërë këshilltar i Putinit

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tbilisi, 23 qershor, Zhurnal.mk – Lideri i Osetisë së Jugut, rajonit separatist të Gjeorgjisë që mbështetet nga Rusia, Alan Gagloyev njoftoi sot dorëheqjen nga posti, për të marrë detyrën e këshilltarit të presidentit rus, Vladimir Putin, raportoi “Reuters”.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së Osetisë së Jugut, Alan Gagloyev tha se po largohet me efekt të menjëhershëm nga presidenca, për t’iu bashkuar administratës presidenciale ruse, ndërsa detyrën do t’ia kalojë kryeministrit të vendit.

Gagloyev deklaroi se roli i tij i ri, do të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar vitin e kaluar mes Osetisë së Jugut dhe Rusisë, e cila sipas tij do të afrojë realizimin e “ëndrrës së hershme” për përfshirjen e territorit në Federatën Ruse.

Me një popullsi prej rreth 50 000 banorësh, Osetia e Jugut u shkëput nga Gjeorgjia gjatë shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në fillim të viteve 1990, duke siguruar pavarësi “de facto” me mbështetjen e Moskës.

Në vitin 2008, Rusia dhe Gjeorgjia zhvilluan një luftë të shkurtër për kontrollin e territorit, ku forcat gjeorgjiane u zmbrapsën nga zonat e Osetisë së Jugut, që kontrollonin më parë.

Pas konfliktit, Rusia dhe disa vende të tjera njohën si shtete të pavarura Osetinë e Jugut dhe Abkhazia, një tjetër rajon separatist gjeorgjian.

Udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Osetisë së Jugut, kanë shprehur vazhdimisht dëshirën që territori të bëhet pjesë e Rusisë, por si autoritetet lokale ashtu edhe Moska, deri më tani kanë shmangur organizimin e një referendumi për aneksimin e rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër