Arrestohet një banor i Shkupit, dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e qytetit

Nga D. V.
1,571 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk –  Një banor i Shkupit është privuar nga liria pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në rrethinën e Shkupit, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
“Më 23.06.2026, në orën 17:35, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria D.U. (43) nga Shkupi, person me probleme shëndetësore, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm se në fsh. Orizarë e Sipërme, rrethina e Shkupit, kishte shkaktuar zjarr në një kashtore me kashtë.”, njoftoi MPB.

Nga MPB theksuan se nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër