Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

Nga Xh M
2,064 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 qershor Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, deklaroi se është në zhvillim procesi i vlerësimit të punës së të gjithë ekzekutivit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.

Ai tha se janë zhvilluar takime me partnerët e koalicionit qeverisës, VMRO-DPMNE dhe ZNAM, ndërsa shprehu bindjen se VLEN do të forcohet pas këtij procesi.

“Spo bëhet vlerësimi i të gjithë ministrave dhe dikastereve. Kemi pasur disa takime me partnerët e qeverisë dhe VLEN nga ky rikonstruim do të dalë shumë më i fuqishëm, me shumë më tepër potencial politik”, deklaroi Mexhiti për Zyrtare.net.

Sipas tij, qëllimi i rikonstruimit është dinamizimi i punës së ekzekutivit dhe përshpejtimi i realizimit të premtimeve zgjedhore të VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër