Leunora Kaliqi emërohet U.D. Kryeredaktore e TVM2

Nga I.A
1,346 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Gazetarja Nora Kaliqi është emëruar U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik në Radiotelevizionin e Maqedonisë (MRT).

Lajmin e bëri të ditur vetë Kaliqi përmes një postimi publik, ku shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga menaxhmenti dhe mbështetjen e Këshillit Programor.

“Çdo fillim i ri sjell përgjegjësi edhe më të madhe. Mirënjohëse që nis këtë kapitull të ri si U.D. Kryeredaktore e Servisit të Dytë Publik”, shkroi ajo.

Sipas saj, MRT është institucioni ku është formësuar profesionalisht, prandaj këtë emërim e konsideron një përgjegjësi të veçantë.

Kaliqi falënderoi të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të saj profesional, duke theksuar se çdo përvojë dhe sfidë ka ndikuar në arritjen e këtij momenti.

Ajo u shpreh e motivuar që së bashku me ekipin të vazhdojë punën me profesionalizëm, integritet dhe vizion, gjithmonë në shërbim të publikut, ndërsa mesazhin e përmbylli me fjalët: “Më e mira ende nuk ka ardhur.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër