ESSH: Më pak lindje, më shumë vdekje dhe një popullsi që po plaket

Nga D. V.
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 korrik, Zhurnal.mk – Shkupi vazhdon të jetë motori demografik i Maqedonisë së Veriut. Sipas të dhënave më të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, gati gjysma e foshnjave në vend lindin në rajonin e Shkupit.

Nga të gjitha lindjet e regjistruara, 41.6 për qind i takojnë rajonit të Shkupit, ndërsa rajoni Lindor ka pjesëmarrjen më të vogël me vetëm 6.1 për qind.

Megjithatë, statistikat tregojnë se vendi vazhdon të humbë popullsi. Numri i vdekjeve mbetet më i lartë se ai i lindjeve, si në qytete ashtu edhe në fshatra.

Të dhënat konfirmojnë një trend që vazhdon prej vitesh: më pak lindje, më shumë vdekje dhe një popullsi që po plaket.

artikuj të ndërlidhura