U fut në det për të shpëtuar fëmijët e tij të mitur, 54-vjeçari ndërron jetë pasi del në breg

Nga Xh M
1,290 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Otranto, 4 korrik Zhurnal.mk – Sipas raportimeve, incidenti ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 11:30, kur pavarësisht kushteve të vështira me erë të fortë, disa pushues ndodheshin në det. Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, të cilët u tërhoqën shpejt nga rrymat dhe u larguan nga bregu.

I alarmuar nga thirrjet për ndihmë, babai u hodh menjëherë në ujë dhe arriti të mbërrijë te binjakët, duke i ndihmuar të kthehen në breg.

Megjithatë, pasi doli në breg, 54-vjeçari, i identifikuar si Gennaro Cagnazzo nga zona e Leçes, u ndje papritur keq dhe u rrëzua, shkruajnë mediat.

Përpjekjet për ta rikthyer në jetë, fillimisht nga pushuesit e më pas nga ekipet e emergjencës, rezultuan të pasuksesshme. Autoritetet dyshojnë se ai ka pësuar një problem shëndetësor fatal pas përpjekjes së lodhshme për shpëtim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër