Receta: Gjoks pule me salcë kremoze, limon dhe hudhra

Nga D V
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjoksi i pulës është edhe pjesa më e shëndetshme, ndaj mund të hani sa të doni kjo pjatë.

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 gjokse pule, 3 lugë vaj ulliri ose gjalpë, 1 qepë e vogël, e grirë imët, kripë e piper, 250 ml lëng pule i valuar, 3-4 lugë lëng limoni i saposhtrydhur, 4 thelpinj hudhër,  1 lugë e vogël spec i kuq pluhur, 150 g pana për kuzhinë, mundësisht me yndyrë, 2 lugë majdanoz i grirë,  1-2 lugë të vogla niseshte misri, për të trashur salcën dhe ½ limon i prerë në feta të holla.

PËRGATITJA: Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim gjokset e pulës nga të dyja anët, me zjarr të fortë. I heqim nga zjarri dhe i vendosim mënjanë në një pjatë.

Skuqim qepën në tigan derisa të bëhet si transparente, shtojmë hudhrën dhe specin pluhur.

I përziejmë me lugë druri me shpejtësi, i rregullojmë për kripë e piper. Vendosim mishin përsëri në tigan bashkë me lëngun e limonit dhe lëngun e pulës. I lëmë në zjarr për 10 minuta me kapak gjysmë të mbyllur dhe më pas e heqim, që salca e krijuar të trashet pak.

Shtojmë panën, majdanozin dhe vendosim nga një fetë limoni mbi secilin gjoks të pulës.

E lëmë tiganin për 5 minuta në zjarr të avashtë. Nëse dëshironi një salcë të trashë, tretni niseshte me pak ujë të ftohtë, shtojeni në tigan dhe pas 2 minutash hiqeni nga zjarri. E shërbejmë me oriz të bardhë ose thjesht me feta buke.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër