Si ta kuptoni që pula është e prishur

Nga D. V.
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mishi i pulës është një nga ato ushqimet që shumë lehtë mund të helmoheni, andaj duhet pasur shumë kujdes me atë, para se ta merrni e ta përgatisni për ushqim.


E para gjë që ju duhet të bëni është të kontrolloni datën e skadencës. Ky është një kontroll që duhet ta keni vëth në vesh, për të gjitha ushqimet. Asnjëherë mos blini produkte pa kontrolluar datën e skadimit. Nëse ka kaluar data, mishi është i dëmshëm.

Një mënyrë tjetër për të parë nëse mishi i pulës është prishur, është përdorimi i shqisave tuaja. Një pulë e freskët nuk ka erë të keqe dhe as ngjyrë të çuditshme. Kur mishi i pulës është i prishur aroma e tij është e thartë, ndërsa ngjyra ndryshon nga roza në gri. Gjithashtu, nëse lëkura e pulës ka një lëng si ngjitës, mishi është prishur

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër