Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 korrik Zhurnal.mk – Me ardhjen e mërgimtarëve për pushimet verore, në pikat kufitare të Kosovës zakonisht krijohen kolona dhe pritje më të gjata.

Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjendja aktualisht është e qetë dhe nuk raportohet për pritje të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pothuajse të gjitha pikat e kalimit kufitar pritjet për hyrje dhe dalje janë vetëm nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa nuk janë raportuar kolona të automjeteve.

artikuj të ndërlidhura