Komuna e Kumanovës përgatitë aksion kundër “shitësve të paligjshëm”

Nga D V
1,346 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Kumanovës tanimë një kohë të gjatë e ka paralajmëruar një aksion, siç janë shprehur ata, “ndaj shitësve të paligjshëm”, i cili deri tani megjithatë nuk është realizuar. Së fundmi, kreu i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka njoftuar se me të gjitha institucionet kompentente për këtë aksion, i kanë harmonizuar qëndrimet dhe planin e përbashkët.

“Plani i tillë tanimë është i gatshëm dhe pritet që së shpejti të ndodh, mirëpo nuk do ta kumtojmë afatin e saktë, për shkak se shitësit ditën e caktuar, mund të mos dalin për të shitur. Në këtë aksion do të marrin pjesë inspektorët dhe përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të tjera kopentente”, sqaroi kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër