882
Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – Një zjarr shpërtheu mbrëmjen e sotme në një furrë buke te “Rekord”, në qendër të Shkupit. Në vendngjarje menjëherë ka mbërritur një automjet i zjarrfikësve.
Për momentin, shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura, ndërsa më shumë detaje pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia.
