Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale

Nga R.ZH
1,182 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 korrik, Zhurnal.mk – Moti sot në vend do të jetë me diell me vranësira të lehta lokale dhe erë të dobët deri mesatare. Në Shkup, gjithashtu mot me diell me vranësira të lehta. Pritet erë e dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të motit të paqëndrueshëm me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 21 gradë, ndërsa ajo maksimale midis 29 dhe 37 gradë Celsius.

Temperatura të larta priten edhe më 13 dhe 14 korrik, kur sipas parashikimeve, temperatura maksimale do të arrijë edhe deri 36 dhe 38 gradë Celsius.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër