Ministrja Erjona Ismaili: 4 milionë eurot për koncertin e Kanye West shmangën dëme më të mëdha për Shqipërinë

Nga Xh M
1,065 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 korrik Zhurnal.mk – Në një intervistë për Euronews Albania, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, u shpreh se fondi prej 4 milionë eurosh i miratuar nga qeveria për koncertin e Kanye West, ishte një hap i nevojshëm për të ruajtur imazhin e Shqipërisë dhe për të evituar humbje më të rënda ekonomike.

Ajo tha se kryeministri kishte bërë të ditur vetë se vendimi ishte marrë “in extremis”, pasi ishte rritur rreziku që eventi të mos zhvillohej.

Sipas Ismailit, investimi i madh në rrjetet sociale, i shoqëruar nga komente e reagime negative, si edhe protestat e mbajtura, e shtuan ndjeshëm mundësinë e anulimit të koncertit.

“Ky është një koncert që e vendos Shqipërinë në një tjetër standard në arenën ndërkombëtare. Është e vërtetë që u dhanë 4 milionë euro, por nëse koncerti do të anulohej, humbja do të arrinte në rreth 11 milionë euro”, u shpreh Ismaili.

Ministrja nënvizoi se përfitimet nga organizimi i koncertit janë të shumta, jo vetëm për ekonominë, por edhe për mënyrën se si prezantohet vendi.

Sipas saj, një anulim do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për reputacionin e Shqipërisë dhe do të godiste negativisht edhe turizmin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër