Tronditëse në Çair: Djali ther për vdekje babanë pas një konflikti familjar

Nga I.A
1,421 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Një 31-vjeçar nga Shkupi është arrestuar nën dyshimin se ka therur për vdekje babanë e tij pas një konflikti familjar që ndodhi mbrëmë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:35 në shtëpinë e familjes në zonën e Bit Pazarit. Sipas informacioneve, 52-vjeçari me inicialet E.L., i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare.

Pas sulmit, djali i tyre 31-vjeçar, me inicialet B. Gj., e ka goditur babanë disa herë me thikë, si pasojë e të cilave ai ka ndërruar jetë.

Rreth orës 23:00, zyrtarët policorë të SPB Shkup e kanë privuar nga liria të dyshuarin, ndërsa gruaja e lënduar është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohri” për t’iu ofruar ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i viktimës është dërguar për obduksion. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzim përkatës penal.

Sipas informacioneve të para, ekipi i Ndihmës së Shpejtë ka ndërhyrë në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur t’ia shpëtojë jetën 52-vjeçarit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër