Levica: LSDM është kundër një njësie zgjedhore, shpreson që kështu ta shtyjë shpërbërjen e vet

Nga R.ZH
1,008 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – LSDM edhe një herë konfirmoi se irrelevanca politike nuk është vetëm çështje e rezultatit zgjedhor, por edhe e refleksit politik. Një parti që për vite me radhë çdo parim e ka shndërruar në monedhë pazari, sot përpiqet t’i mbajë leksione për opozitarizmin një partie parlamentare që ka iniciuar koordinimin e bllokut opozitar rreth një reforme thelbësore të Kodit Zgjedhor, thuhet në reagimin e Levicës.

Nga partia thonë se, në vend të një reagimi të përgjegjshëm dhe dinjitoz, si dhe në vend të një qëndrimi të qartë për një njësi zgjedhore, LSDM doli me një kumtesë të mbushur me frustrim politik dhe një përpjekje të dëshpëruar për ta zhvendosur vëmendjen nga tema që, sipas tyre, është pikërisht ajo që i përshtatet më së paku kësaj partie.

“Gjatë gjithë debatit për Kodin Zgjedhor, LSDM nuk ndërtoi asnjë qëndrim të qartë politik për çështjet thelbësore. Në vend që të shpjegojë nëse është për një njësi zgjedhore, nëse çdo votë duhet të ketë vlerë të barabartë dhe nëse Maqedonia më në fund duhet të ketë një sistem zgjedhor më të drejtë, ajo vazhdimisht përpiqet ta reduktojë debatin në teori konspirative”, thuhet në reagimin e Levicës.

Nga kjo parti shtojnë se refuzimi i koordinimit përfaqëson një mundësi të humbur për ta detyruar pushtetin të pranojë një qëndrim të përbashkët të opozitës lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër