Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Funksioni nuk ishte dhe asnjëherë nuk do të jetë cak vetvetiu, ai është mjet përmes të cilit i shërbehet popullit, porositi kryeministri Hristian Mickoski, sot në mbledhjen e 112-të të Kuvendit ku duhet të shkarkohen dhe zgjedhen anëtarët e Qeverisë. Duke folur për propozimin për shkarkim të disa ministrave, tha se të gjithë deri në një janë njerëz të ndershëm dhe dinjitozë. Sot, theksoi, nuk përshëndetemi me njerëz të cilët nuk kanë punuar, por përkundrazi, me njerëz të cilët në resorë të ndryshëm e dhanë kontributin e tyre për realizim të programit për të cilin qytetarët e dhanë besimin.
“Nga dita e parë kur e morëm përgjegjësinë thashë se kjo Qeveri nuk do të jetë Qeveri e rehatisë por Qeveri e rezultateve. Nuk do të jetë Qeveri në të cilën funksionet do të konsiderohen si e drejtë e fituar, por obligim i cili çdo ditë sërish kërkon shërbim. ky nuk ishte parrullë politike, ishte aprim. Sot tregojmë se ai parim vlen njejtë për të gjithë”, tha Mickoski.
Sipas tij, rikonstruktimi i Qeverisë nuk duhet parë si fund i punës së dikujt.
“Qytetarët meritojnë qartë ta shohin dallimin mes politikës që kënaqet me arsyetime dhe politikës që sjellë rezultate”, tha Mickoski.
Duke i falënderuar anëtarët e Qeverisë të cilët, siç tha, gjatë periudhës së kaluar i kryen me nder, me përgjegjësi dhe përkushtim funksionet, potencoi se “me falënderim të sinqertë për punën e tyre e hapim epokën e ardhshme, jo sepse e mohojmë punën e bërë, por sepse dëshirojmë që mbi punën e bërë të ndërtojmë akoma më shumë.
“E falëdneroj sinqerisht Zoran Ljutkov për punën që e bëri në Ministrinë e Kulturës. Kur e mori funskionin, resori ishte i ngarkluar me borxhe të trashëguara, mjete të pamjaftueshme dhe institucione të cilat tejet gjatë punuan në paqartësi. Sot gjendja ka nmdryshuar thelbësisht. Buxheti për kulturë është rritur prej 768 milionë denarë në vitin 2023, në mbi 1 miliardë e 70 miliopnë denarë në vitin 2026. Buxheti për turizëm është rritur prej 58 milionë në 187 milionëd enarë, që paraqet më shumë se rritja e trefishtë. Janë paguar borxhe të trashëguara prej 273 milionëd enarëve, ndërsa plotësisht janë siguruar 149 milionëd enarë për aktivitete programore, projekte dhe mbështetje të isntitucioneve kulturore dhe komunave. Por, rezultat më i madh nuk janë numrat, rezultat më i madh është që kultura sërish u bë prioritet shtetëror, që artistët fituan partner në institucione, ndërsa trashëgimia kulturore sërish mori vëmendjen që e meriton dhe për këtë e falëdneroj”, tha Mickoski.
E falënderoi edhe ministrin e Bujqësisë, Cvetan Ttripunovski, duke cekur se në muajt e parë të mandatit janë apguar porthuajse 4 miliardë denarë për obligimet e mbetura.
“Nga korriku i vitit 2024 deri më sot janë paguar mbi 15 miliadë denarë mbështetje e drejtpërdrejtë financiare. E prëfunduam praktikën që buqjit me muaj, e ndoshta edhe mbi një vit presin, nga sektori që shënonte rënie mesatare prej 4,4% sot sërish flasim për rritje. Por më me rëndësi është që qeveria sërish bëhet partnere e bujkut. Ky ishte ai ndryshimi sistematik”, theksoi Mickoski.
Në ministrinë e Drejtësisë, prej ku largohet minsitri Igor Fillkov, theksoi se janë prëgatitur 33 vendime reformuese ligjore për një periudhë prej vetëm dy viteve. Reformat, tha, në jurisprudencë nuk janë të lehta asnjëherë. Ato nuk sjellin pikë të shpejta politike, por ato e caktojnë besimin në shtet. Dhe prandaj çdo hap i bërë në këtë fushë është hap i rëndësishëm për të ardhmen.
Falënderim edhe për Azir Aliu, i cili kryesoi me një prej resorëve më të ndërlikuar në qeveri. Shëndetësia është sistem që çdo ditë sjellë sfoda të reja. Është resor në të cilin çdo sukses duket i vogël, ndërsa secili problem duket i madh. Mu për këtë arsye e falënderoj shumë për punën dhe përkushtimin e tij. Dëshiroj ta falëdneroj edhe Fatmir Limanin, i cili ndershëm, me përgjegjësi dhe me përkushtim e kreu punën e tij në resorin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë. Dha kontributin e tij të madh për punën në qeveri. me Fatmirin njihemi gjatë kohë. Me Fatmirin kemi punaur, punuam dhe do të punojmë. Deputetë të nderuar, këto nuk janë fjalë të një falënderimi formal. Ky është parim. Në këtë qeveri askush nuk fshihet nga historia sepse sot përfundon një funksion. As ndërkaq dikush dp të vlerësohet sipas asaj nëse ka mbetir apo është larguar nga kabineti. Thjeshtë matës do të mbetet ajo që ka lënë pas vetes. Kjo është kultura politike që dëshirojmët a ndërtojmë”, tha Mickoski.
Duke i’u drejtuar opozitës tha se Qeveria që ai drejton ka trashëguar institucione jo stabile, financa publike të çrregulluara, projekte kapitale të bllokuara, besim të humbur te qytetarët dhe ndjenjën se shteti më nuk ka forcë t’i mbrojë interesat e tij.
“Keni ish ministra të cilët janë pjesë e grupit tuaj parlamentar, ndërsa janë të ngarkuar me skandale dhe dyshime për krim të bërë ndërsa kishin nderin ta kryejnë funksionin të cilin e kanë kryer. Në kohën tuaj shumë shpesh interesat kombëtare ishin vënë në plan të dytë. Miratuat vendime për të cilat një pjesë e madhe e qytetarëve konsideronin se janë në kundërshtim me dinjitetin dhe identitetin kombëtar. Në vend se ta bashkoni shtetin, keni lënë ndarje të thella politike dhe shoqërore. Ndryshimi i emrit kushtetues të vendit mbetet një nga vendimet politike më kontraverse në historinë e re. Ne nuk jemi këtu për ta ndryshuar të kaluarën. Ne jemi këtu të mos lejojmë kjo të na përsëritet asnjëherë më”, tha Mickoski.
Prandaj, shtoi ai, sot e ndërtojmë vendin nga themelet. E kthejmë besimin në institucione, e stabilizojmë ekonominë, investojmë në bujqësi, kulturë, shëndetësi, infrastrukturë në zhvillimin vendor.
“Punojmë çdo ditë që të mund të kemi një vend i cili sërish do të jetë një vend me vetëbesim të plotë, që do t’i mbrojë interesat e tij dhe që do të zhvillohet në një drejtim të qartë. Dallimi mes nesh dhe jush është i thjeshtë. Ju e humbët besimin që e fituat. Ne çdo ditë punojmë për ta merituar besimin e qytetarëve. Dhe prandaj sot qytetarët le të dënojnë sipas veprave tona, ndërsa jo sipas fjalëve”, tha Mickoski.
Ai tha se rezultatet të cilat i la opozita dhe rezultatet që i realizon Qeveria janë përgjigjja më e mirë e çdo kritike dhe dësmia më e fortë për dallimin ndërmjet dy politikave dhe dy vizioneve për Maqedoninë.
“Kjo nuk është zgjedhje vetëm ndërmjet dy partive politike. Kjo është zgjedhje ndërmjet dy vizioneve për Maqedoninë. Njërin vizion e pamë, vizion në të cilin shteti u dobësua, institucione të robëruara nga interesat partiake, ndërsa besimi i qytetarëve u harxhua. Vizion në të cilin shumë shpesh interesi personal ishte mbi atë shtetëror, ndërsa çështjet kombëtare kanë lënë ndarje të thella që edhe sot i ndjejmë. Vizioni tjetër është ai që e ndërtojmë sot. Shteti në të cilin institucionet i shërbejnë popullit, në të cilin puna vlerësohet më shumë se privilegji, në të cilin ligji vlen njejtë për të gjithë, dhe në të cilin suksesi matet sipas rezultateve, ndërsa jo sipas lidhjeve politike. Ne nuk kërkojmë që qytetarët të na besojnë fjalën. Kërkojmë t’i krahasojnë dy vizionet. Të krahasohet ajo që ishte me atë që sot krijohet. T’i krahasojnë vitet e ngecjes me vitet e rindërtimit. Besoj se Maqedonia meriton më shumë. Shteti meriton të jetë më i fortë, me dinjitet dhe i suksesshëm. Shteti që nuk do të jetojë nga e kaluara, që do ta ndërtojë të ardhmen e saj me punë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Ky është atdheu në të cilin besoj. Kjo është Maqedonia për të cilën punojmë dhe kjo është Maqedonia që së bashku me popullin tonë do ta bëjmë më të fortë se sa që e gjetëm”, tha Mickoski.
Kuvendi duhet ta shkarkojë Igor Fillkovin, ministër i Drejtësisë (ZNAM), ndërsa në vend të tij ta zgjedhë Jeton Shasivarin (VLEN). Ivan Stoillkoviq (Koalicioni VMRO-DPMNE), do të shkarkohet nga Ministria e Marrëdhënieve mes Bashkësive, por duhet ta marrë funksionin e minsitrit të Vetëqeverisjes Lokale. Zllatko Perinski, ministri aktual i Vetëqeverisjes Lokale do të shkarkohet dhe do ta marrë funksionine drejtorit në Fondin për sigurim shëndetësor ku në krye është Sasho Klekovski (VMRO-DPMNE), i cili ndërkaq pritet të zgjedhet nga Kuvendi ministër i ri i Shëndetësisë në vendin e Azir Aliut. Minsitër i ri për Marrëdhënie mes Bashkësive është propozuar Agon Ferati (VLEN). Cvetan Tripunovski do të shkarkohet nga funksioni i minsitrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa në vend të tij do të vijë Borçe Serafimovski (ZNAM). Fatmir Limani, duhet të shkarkohet nga pozita e ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, ndërsa atë pozitë do ta marrë Gjoko Vellkovski (VMRO-DPMNE). Zoran Ljutkov do të shkarkohet nga pozita e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, ndërsa në vend të tij është propozuar Sedat Sulejmani (VLEN). Në vend të Shaban Saliut, ministër pa resor, është propozuar Erxhan Demir (VMRO-DPMNE).
Në pajtim me Rregulloren për punë të Kuvendit, pas propozimit për shkarkim të anëtarit të Qeverisë hapet debat, i cili zgjatë më së shumti dy ditë. Anëtari i Qeverisë për të cilin është parashtruar propozimi për shkarkim mund të deklarohet rreth propozimit në kohëzgjatje prej 15 minutave. Ministrat e rinj zgjedhen me shumicën e numrit të përgjithshëm të deputetëve.
