Nga Fondi Shëndetësor në Qeveri: Klekovski e merr drejtimin e resorit të shëndetësisë

Nga I.A
1,402 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Kuvendi e zgjodhi Sasho Klekovskin ministër të ri të Shëndetësisë, si propozim i VMRO‑DPMNE‑s, në kuadër të procesit të rindërtimit të Qeverisë.

Deri në emërimin e tij në këtë funksion, Klekovski ishte drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa ka përfunduar edhe programin akademik MBA në Universitetin American College Skopje (UACS).

Sipas biografisë së tij, në periudhën 2007–2010 ka qenë bashkë‑kryetar i parë i Komitetit Konsultativ të Përbashkët të shoqërisë civile ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.

Nga viti 2013 deri në vitin 2016 ka ligjëruar në Fakultetin e Ekonomisë së Biznesit dhe Menaxhmentit në UACS, ku në studimet MBA ka mësuar lëndën “Financa sipërmarrëse”.

Klekovski ka marrë pjesë edhe në përgatitjen e disa strategjive kombëtare në sektorin publik, përfshirë Strategjinë e parë për bashkëpunimin e Qeverisë me sektorin civil (2007–2011) dhe Programin e parë shtetëror për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit (2007–2011).

Në biografinë e tij theksohet edhe angazhimi në forcimin e kapaciteteve institucionale të Avokatit të Popullit dhe Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Nga viti 2012 deri në vitin 2024 ka qenë kolumnist në gazetën “Nova Makedonija”, ndërsa qëndrimet e tij i ka publikuar edhe në blogun “Megjutoa”.

Emërimi i Klekovskit vjen si pjesë e ndryshimeve kadrovike që po realizohen në kuadër të rindërtimit të Qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër