Daut Haradinaj reagon ashpër: Kosova nuk ka qenë kurrë zemra e Serbisë

Nga Xh M
1,107 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 14 korrik Zhurnal.mk – Daut Haradinaj ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta spastronte etnikisht Kosovën, raporton GazetaBlic.

Haradinaj u shpreh se “Kosova kurrë nuk ka qenë zemra e Serbisë”, duke shtuar se ajo “ka qenë dhe mbetet fundi i Serbisë dhe kapitullimi i saj”.

Sipas tij, gjuha që kujton retorikën e regjimit të Millosheviqit vetëm sa e forcon vetëdijen kombëtare të shqiptarëve për ta mbrojtur lirinë dhe shtetin e Kosovës nga, siç u shpreh ai, “mendësia gjenocidale” që vazhdon të trashëgohet.

Në fund të reagimit, Haradinaj theksoi se “Kosova është zemra e secilit shqiptar.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër