Shasivari mori detyrën e ministrit të Drejtësisë

Nga I.A
1,182 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik, Zhurnal.mk – Në Ministrinë e Drejtësisë sot u zhvillua pranim-dorëzimi i detyrës së ministrit, me ç’rast ministri i sapoemëruar i Drejtësisë, Jeton Shasivari, mori detyrën nga ministri i deritanishëm, Igor Fillkov.

“Ministria e Drejtësisë do të mbetet një institucion i hapur dhe profesional, i përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve, sundimit të ligjit dhe sigurimit të një sistemi gjyqësor efikas, të drejtë dhe të qasshëm”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër