Kasami dhe ministrat e VLEN-it ngushëllojnë në Ambasadën e Katarit për ndarjen nga jeta të ish-Emirit

Nga I.A
788 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës dhe lideri i VLEN-it, Bilall Kasami, i shoqëruar nga ministrat Jeton Shasivari, Besar Durmishi dhe Përfaqësuesin Special të Maqedonisë së Veriut në Gadishullin Arabik Salim Sulejmani, vizitoi sot Ambasadën e Shtetit të Katarit në Shkup.

Vizita u realizua për të shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së ish-Emirit të Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ku Kasami nënshkroi edhe në librin e zisë.

“Në emrin tim dhe të qytetarëve të Tetovës, familjes mbretërore, udhëheqjes dhe popullit mik të Katarit u shpreha ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Allahu e mëshiroftë!” – shkroi Kasami. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër